Raporti për racizmin në Europë, kryesojnë Finlanda e Austria

Postuar në 30 Nëntor, 2018 10:35

Emigrantët që vijnë nga vendet afrikane vijojnë të vuajnë përjashtimin social dhe racizmin e  intensiv  në thuajse gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Sipas një studimi të Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) për vitin 2017 kjo prirje është e kombinuar me rritjen e nacionalizmit dhe të djathtës ekstreme në botë.

Ata përballen me sulmet fizike dhe verbale, diskriminim dhe paragjykime në shumë aspekte të jetës së përditshme kur kërkonjnë punë apo shtëpi.Në Finlandë, regjistrohet shkalla më e larta e paragjykimit racor dhe dhunës kundër migrantëve nga vendet afrikane, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është ndër të fundit në listën e diskriminimit kundër tyre.

Një e katërta e qytetarëve nga vendet afrikane që kërkojnë punë në Evropë pranuan se kanë përjetuar racizmin, ndërsa përqindjet më të larta janë regjistruar në Austri, Itali dhe Luksemburg. 21% e anketuarve që ishin duke kërkuar shtëpi thanë se ishin të diskriminuar për shkak të ngjyrës së tyre. Në Austri, është e zakonshme që policia të ndalojë për kontrolli njerëzit me ngjyrë, por vetëm 31% e tyre besojnë se kjo ndodhi për shkak të kombësisë së tyre.

Për të kryer studimin u intervistuan rreth 6 mijë njerëz nga 12 vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. Rreth 30% e e të anketuarve  pjesë deklaruan se kishin pësuar një formë diskriminimi racor brenda pesë viteve të fundit. Në Finlandë, 63% e të anketuarve thanë se ishin racistë, 21% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 20% në Maltë.

Agjencia për të Drejtat e Njeriut në këtë kontekst edhe njëherë u bëri thirrje të gjitha vendeve të marrin masa të menjëhershme për të adresuar këtë fenomen. Drejtori i Agjencisë, Michael O'Flaherty tha se "racizmi në bazë të ngjyrës së lëkurës mbetet një kamzhik i përhapur në të gjithë Evropën dhe më gjerë."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.