Zëdhënësi i burrave (Video)

Postuar në 29 Nëntor, 2018 12:30

Personazhi, Erion Veliaj  ka tejkaluar prej kohësh çdo normë qëndrueshmërie të karakterit dhe përgjegjësie në raport me publikun. Veç mashtrimeve publike me zë dhe me figurë dhe manipulimit sistematik me zyrën e tij të propagandës në Bashki, zotëria në fjalë ka adoptuar një tjetër rol për t’i ikur të vërtetës.

Erjoni është i gatshëm të veshë çdo lloj lëkure, për të ecur në politikë sipas rastit dhe pengesave që i dalin përpara. Dhe për këtë nuk nguron të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion, i ndihmuar edhe nga gatishmëria e një pjese të medias për të raportuar dhe transmetuar materialet e përcjella nga zyra e propagandës në Bashki.

Përtej këtyre gënjeshtrave sistematike që nuk zgjatin më shumë se një ditë, zotëria ka shfrenuar gnosticizmin edhe për traditën zakonore të kritereve që ka ky popull për gruan dhe burrin. Duke trajtuar si kuvend burrash një takim të improvizuar me meshkuj të Bashkisë, Veliaj tha se se policen Ina Nuka nuk e fut kush në derë, pasi tani është një grua e gjymtuar. Ky pohim ndoshta gjen kuptim në fetishet seksuale të njeriut sa edukator aq dhe avangard Erion Veliaj, por të paktën për shoqatat që merren me të drejtat e grave duhet të ishte i papranueshëm. Çuditërisht nuk ka patur asnjë reagim edhe pse deklarata është flagrante, perverse dhe diskriminuese.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.