Prag lufte mes Rusisë dhe Ukrainës (Video)

Postuar në 28 Nëntor, 2018 10:21

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi të martën se vendi i tij po përballet me "kërcënimin" e pushtimit  rus dhe shpërthimin e një "luftë totale" me Rusinë, pas incidentit të dielën në Detin Azov.

"Forcat e ushtrisë ruse të stacionuara përgjatë gjithë kufijve tanë është rritur ndjeshëm. Kërcënohemi nga një konflikti i armatosur me Rusinë"- tha Porosenko gjatë një interviste televizive, duke shtuar se numri i tankeve ruse në rajonin kufitar është trefishuar në krahasim me muajin shtator.

Agjencia e lajmeve Interfax duke cituar deklaratat e Ministrit rus të Mbrojtjes thotë se Rusia pritet të dërgojë raketa të reja S-400 në Krime. Autoritetet ruse hapën zjarr dhe sekuestruar tre anije të vogla të Marinës së Ukrainës dhe ekuipazhin e saj të dielën në Detin Azov, në brigjet e Krimesë.

Moska siguroi se ka vepruar "absolutisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", duke e akuzuar Kievin se kërkon "pretekst" për të kërkuar "forcimin e sanksioneve" nga BE dhe SHBA kundër Rusisë, sanksione që u vendosën në vitin 2014.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump tha se mund të anulojë takimin e planifikuar me homologun e tij rus Vladimir Putin në takimin e (G20) në Argjentinë. "Ky agresion nuk më pëlqen fare”- tha Trump. Kreu i Shtepise se Bardhe u shpreh se ishte kundër çfarëdo lloj agresioni dhe se po priste zbardhjen e plotë të ngjarjes për të vendosur. Dy ditë më parë forcat detare ruse arrestuan 24 marinarë ukrainas me pretendimin se kishin hyrë në ujërat territoriale ruse. Televizioni shtetëror rus transmetoi dëshmitë e tre marinarëve ukrainas që pohonin se kishin marrë urdhër të provokonin tensione.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.