Vëllezërit gënjeshtarë!

Postuar në 27 Nëntor, 2018 16:18

Prej dy ditësh Bashkia po u servir mediave videodëshmi nga shembja e shtëpive që sipas saj kanë nisur në Unazën e Madhe pas reflektimit të banorëve. Këto lajme janë shoqëruar edhe me entusiazmin e kryetarit të Bashkisë dhe kryeministrit në rrjetet sociale, që tregojnë edhe me foto sesi populli ka ndërruar rrugë për të mos i shkuar më mbrapa Lulzim Bashës, por Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Materiali i dërguar në redaksi është i filmuar nga kameramanët e bashkisë dhe montuar po në zyrat e shtypit të Bashkisë. Redaksitë nuk u lajmëruan të ishin të pranishme me kamerat e tyre në këto aksione që supozohet se kanë marrë aprovimin e banorëve të Unazës.  

Këta të fundit janë shprehur se banesat apo kasollet e shembura nuk janë në zonën e Astirit dhe segmentin nga ish-rrethrrotullimi i Shqiponjës te Shkolla Teknoligjike, por kanë qenë në Laprakë dhe zonën e Poligrafikut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.