Edi Rama mesazh kosovarëve: "Patriotizmi në kohë paqeje është të mos diskutosh kontributet për “Kastratin”

Postuar në 26 Nëntor, 2018 12:36

Dy qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë zhvilluar në Pejë një mbledhje të përbashkët. Pas mbledhjes të dy kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në konferencë u thanë shumë fjalë dhe u bënë shumë deklarata bombastike, por po veçojmë ato që lidhen me “patriotizmin në kohë paqeje” siç e quajti Edi Rama. Duke folur për tarifën në rrugën Durrës-Kukës, Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët kosovarë që ankohen se nëse patriotizmi në luftë është të japësh edhe jetën, në paqe ai konsiston në faktin se nuk duhen diskutuar kontributet nga xhepi për të mirën e përbashkët. Rama e ka quajtur rrugën në fjalë arteria e shqiptarëve, ndonëse më parë e ka quajtur rruga e akundit.

Nga ana tjetër ky pohim që del nga xhepi meqë sot jemi në këtë situatë që jemi, kërkon një vlerësim kushtetues dhe juridik të kontratës konçesionare, e cila për aq sa shohim e barazon të mirën e përbashkët me të mirën dhe fitimet e kompanisë “Kastrati”. Një kompani me sovranitet në aksin e rrugës brenda gjoja sovranitetit shtetëror.

Por këto zoti kryeministër i di, ai thjesht provon të hedhë edhe njëherë grepin me gënjeshtra dhe demagogji, i sigurtë se me flamurin në krah dhe Haradinajn, padyshim që do ngecin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.