Konsiderata për profesionistin Bode nga Edi Rama (Video)

Postuar në 25 Nëntor, 2018 22:51

Edi Rama zgjodhi Rubriken “Përgjigjia ime” për të shpjeguar publikisht pse vendosi të propozojë Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Ai tha se përgjedhjen e ka bërë mbi kritere profesionale dhe aspak politike, duke folur për një një vendim patriotik që do i shërbejë vendit dhe politikës monetare. Por konsideratat e zotit Rama për ish-ministrin e PD-së janë te regjistruara me zë dhe me figurë, madje i janë komunikuar popullit nga foltorja e parlamentit.

Bode është akuzuar nga Edi Rama se çoi vendin drejt një katastrofe financiare të ngjashme me atë të piramidave të vitit ‘97 dhe se ishte pjesë e një ansambli qeveritar që shkattëroi të gjithë sektorët madje duke vjedhur edhe ndihmën sociale nga të pamundurit.

Çfarë e ka bërë zotin Rama të ndryshojë mendim për aftësitë profesionale të zotit Bode dhe integritetin moral, arsyet ndoshta duhen kërkuar tjetër kund, pasi nuk përjashtohet që kjo përgjigje të shpjegohet me shprehjen popullore “më mirë një mik sesa një çiflik”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.