Shembulli i duhur për të ilustruar dhunën ndaj policisë

Postuar në 22 Nëntor, 2018 16:12

Ka një trishtim dhe mallëngjim të gazetarëve për dhunën që u ushtrua sot ndaj forcave policore. Në fakt, nga pamjet e përcjella policia e shtetit duhet të rikonsiderojë nëse në protesta duhet të angazhojë police femra, të cilat mund të jenë shumë të efektshme në rrethana të tjera.

Nga ana tjetër, këtij standardi që e sheh të keqen në një krah i kundërvihet dhuna e paprecedentë ndaj policisë më 21 janar 2011 ku si PS-ja, ashtu edhe gazetarët e saj folën vetëm për viktimat në radhët e protuestuesve. Ndonëse kemi të bëjmë me dy ngjarje dhe viktimat gjithësesi janë një histori krejt tjetër, kjo qasje që i qan hallin pushtetit krijon një ndarje që nuk duhet të jetë. Protestuesit po mbrojnë shtëpitë e tyre dhe nëse do përdorim fjalët e kryeministrit gjatë protestës së Kukësit, ndoshta është qeveria që duhet të ulet e të sqarojë njerëzit. Nuk ka kush nevojë për lotët e rremë të kalemxhinjve të pushtetit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.