Pallati i Dash Pezës dhe protesta e "shpellarëve"! (Video)

Postuar në 22 Nëntor, 2018 22:16

Pretendimi i shumicës në pushtet se mban me trimëri dhe vendosmëri llogoren që lufton paligjshmërinë dhe dhunën është as më shumë e as më pak, perifrazim i asaj që thotë populli në të tilla raste, ditë e re zakon i ri.

Zotërinjtë që sot përfaqësojnë edhe ligjin edhe Maliqin duke etiketuar si shpellarë njerëzit që protestojnë për shtëpitë e tyre nuk kanë zbritur nga ndonjë planet tjetër dhe as janë rishtarë në katrahurën që i ka shkaktuar politika këtij vendi, ku ata janë po aq përgjegjës sa pala që sot është në opozitë.

Sa për të sjellë një shembull në vitin 2009, deputetet e Partisë Socialiste u konfrontuan ashpër me policinë sepse po prishte pallatin pa leje të kunatit të ish-deputetit socialist Dashamir Peza. Në vijë të parë të protestës ishte vetë Dashamir Peza dhe pastaj Eduard Shalsi e me radhë. Protestë për një pallat pa leje të ngritur mbi rrugën ku do kalonte Unaza e Vogël.

Pikërisht këta tipa quajnë shpellarë dhe malokë njerëzit që po protestojnë se duan t’i nxjerrin nga shtëpia pa i paralajmëruar më parë, kundër asnjë shpërblimi dhe kur vetë ky shtet u ka pranuar aplikimet e legalizimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.