Për "policinë" që kërcënon dëshmitarët ka solidaritet vetëm pushteti

Postuar në 22 Nëntor, 2018 13:43

Ministri i Brendshëm, ende i pabetuar te Presienti i Republikës, Sandër Lleshaj, ka shprehur shqetësimin e vet për dhunën ndaj punonjësve të Policisë gjatë protestës së sotme para Parlamentit.

Në një ditë të tillë krejt normale na ndodhin ngjarje anormale. Njerëz që në shkelje të ligjit ngrenë dorën ndaj policisë. Qëllimi i ardhjes time është të shpreh solidaritetin me punonjësit e policisë. Konflikti nuk ka arsye të spostohet drejt policëve të rendit

tha ai.

Ky ministër i vënë në atë detyrë në mënyrën më të padenjë të mundshme, duhet të përgjigjet sa më parë për skandalin e çështjes në hetim të vrasjes së qytetarit Marvi Mihali. Në seancat gjyqësore ka dalë në dritë fakti se policia dhe punonjës të saj kanë kërkuar nga të paktën tre dëshmitarë të ndryshojnë dëshminë. Në sallën e gjyqit ata kanë folur për presione nga punonjës të policisë, për të ciln zoti Lleshaj ky babaxhan pa emocione duhet të japë një përgjigje zyrtare. Deri në një qëndrim zyrtar për këtë çështje, policia e tij mbetet vetëm një bandë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.