Kundër tarifave të universitetit, në protestë dhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka

Postuar në 22 Nëntor, 2018 15:23

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë protestuar këtë të enjte para Kryeministrisë. Ata kërkojnë përgjysmim të të gjitha tarifave studimore, rritje të buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe libra universitarë me çmim të lirë.

Në protestë ka marrë pjesë edhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili në një prononcim për TemaTv ka deklaruar se ndihet i gëzuar që merr pjesë në të, duke theksuar se një ndër arsyet e largimit të tij nga detyra që iu caktua, është pikërisht fakti se zëri i studentëve nuk dëgjohet.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.