E pabesueshme! Po hidhet baltë ndaj ALUZNI-t...Sot u shkarkua drejtori në Vlorë

Postuar në 21 Nëntor, 2018 14:13

Lexoni sot një reagim të ALUIZNI-t, një agjenci që nuk flet ndonjëherë për mediat, por që së fundmi ka nisur të ndjekë edhe emisionet televizive:

Mbrëmë në studion televizive të emisionit “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga ndërsa diskutohej për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, një nga qytetarët në lidhje direkte ngriti pretendimin se “i janë kërkuar nga sekserë të ALUIZNI-t, të cilët ai nuk i njeh, 30 mijë euro për të legalizuar një objekt”. 

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, i kërkon zyrtarisht Prokurorisë të hetojë mbi pretendimin e ngritur nga qytetari dhe jo vetëm. Në kuadër të transparencës dhe mos përbaltjes të institucionit, i kërkojmë organeve kompetente të reagojnë dhe t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së këtij rasti. ALUIZNI angazhohet të bashkëpunojë me prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo të përfshirë. Gjithashtu e ftojmë qytetarit denoncues që, nëse i qëndron deklarimit publik, të na paraqesë informacionet që disponon për këtë rast që, me sa të mundemi të japim kontributin tonë për sqarimin e rastit. E themi këtë, pasi gjykojmë që gjendja e rënduar emocionale e tyre, nuk mund të bëhet shkak për të krijuar ankth dhe premise çorientuese tek masa e qytetarëve në nevojë që qetësisht vijojnë të ndjekin procedurat e legalizimit.

Institucioni i ALUIZNI-t është duke vijuar punën për të përmbyllur procesin e legalizimit sikundër premtuam 5 vite më parë, në nisje të punës sonë. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve mbi të gjitha për të denoncuar rastet korruptive që ndeshin në zyrat e institucionit.

I kërkojmë ALUIZNI-t që të vërë në dispozicion sa është numri i punonjësve dhe drejtorëve të saj që kanë kaluar për ndjekje penale pikërisht për arsye korrupsioni? Ndoshta do të na ndihmonte të gjithëve të sqarojmë se çfarë është baltë e çfarë është fjalë. Për momentin po vetëshërbehemi me lajmet e freskëta të ditës së sotme që vijnë nga Drejtoria e Vlorës

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.