Arrestimi i drejtuesit të Nissan, një shembull me disa mësime edhe për Shqipërinë

Postuar në 20 Nëntor, 2018 16:16

Arrestimi i drejtuesit ekzekutiv të industrisë automobilistike “Nissan”, Carlos Ghosn ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkomëbtare. Carlos Ghosn konsiderohej një drejtues karizamtik me një rol thelbësor në mbijetesën e “Nissan”, por edhe të “Mitsubishi” dhe “Renault”. Akuza që i bëhet është mashtrim me raportimin e pagës së vet që sipas disa mediave shkonte në 44 milionë dollarë në vit. Domethënë kaq ishte shifra që raportonte Ghosn. Një tjetër drejtim që po merr hetimi është keqpërdorimi i fondeve nga drejtuesi në fjalë, i cili kishte shtëpi në katër vende të ndryshme, pa ndonjë arsye binzesi.

Ghosn është koka e grupit automobilistik të Nissan, Renault dhe Mitsubishi. Arrestimi i tij me gjasë do të detyrë industrinë të rikonsiderojë qasjen e vet në përqendrimn e pushtetit në duart e një drejtuesi

shkruante sot televizioni kombëtar japonez “NHK”.

Por arrestimi ka provouar reaksione në bursë me goditje kryesore aksionet e “Renault” që ranë me 8% pikë, ndonëse të gjitha kompanitë reaguan duke larguar Ghosn nga drejtimi.

Efekti i bursës është një ndër momentet më me rëndësi për të parë sesi integrimi në treg çon detyrimisht në korrigjime të abuzimit me pushtetin dhe paratë të njerëzve të caktuar. Është një diskutim që në Shqipëri nuk hapet. Një mënyrë për të korrigjuar marrëzinë e koncesioneve është inkuadrimi i detyrueshëm i kompanive që marrin kontrata të dyshimta në bursë në mënyrë që çdo operacion i tyre të filtrohet tek investitorët e letrave me vlerë. Është padyshim shpresa e fundit që këto sajesa kriminale që po i bëhen peshqesh vendit nga qeveria e Edi Ramës të korrigjohen sadopak, duke i përfshirë kompanitë në ethet e tregut dhe për t’i nxjerrë ato nga garancia e qeverisë që përdor paratë tonë duke na ngarkuar me borxhe. Ato para që sot kompanitë po ropaten t’i kërkojnë në bankat e nivelit të dytë mund t’i kërkonin te qytetarët në formën e akisioneve duke diktuar kështu një raport transparence të cilën qeveria nuk na e ofron. Madje bën të kundërtën duke e vendosur atributin Sovran të saj në kushtet e një oferte prej klienti ndaj subjekteve private.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.