Gënjeu për rrogën, pritet arrestimi i kreut të bashkimit Nissan-Mitsubishi-Renault

Postuar në 19 Nëntor, 2018 12:01

Tahmaja e madhe të lë pa gjë. Këtë thonë një fjalë e urtë e një zone në Shqipëri, e cila në fakt aplikohet universalisht. Kjo duket se vlen edhe për një VIP si puna e kreut të grupit të industrisë “Nissan”, Carlos Ghosn, që sipas një hetimi të brendshëm të kompanisë ka raportuar të ardhura më të ulëta nga sa janë në realitet.

Prokurorët po pyesin Carlos Ghosn, kreun e bashkimit Renault-Nissan –Mitsubishi dhe pritet që ata ta arrestojnë atë nën dyshimin e raportimit të të ardhurave false

raporton “France 24”.

Pasoja e këtij lajmi? Interesante në vetvete. Aksionet e “Renault” ranë me 5% ndërkohë që sipas një analisti japonez të një firme kërkimi dhe konsultimi, Satoru Takada, arresti i mundshëm i Ghosn do të çojë drejt greminës partneritetin e tre kompanive. Lajmi provon edhe njëherë dobinë e bursës dhe integrimit në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, pasi pasojat që prodhohen në kësi rastesh shërbejnë si korrigjues për serialin e një korrupsioni ku shteti kombëtar provohet i dështuar.

Le të pyesim të gjithë: a mund të ndodhë ndonjë hetim i tillë, apo ndonjë pasojë e tillë, nëse p.sh një drejtues i kompanisë “Kastrati” që po ble Shqipërinë me lejen e kryeministrit, do të raportonte rrogë më të ulët? Përgjigjen e dimë të gjithë, por nuk ka pse mos ta nisim javën duke qeshur pak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.