Xhufi: Vatikani refuzoi “propozimin” e Artan Shkrelit për ngritjen e një busti të Patër Anton Harapit

Postuar në 18 Nëntor, 2018 15:28

Në datën 18 nëntor, historiani Pëllumb Xhufi publikoi një opinion – replikë ndaj Ardian Ndreca për qëndrimet ndaj figurës së Mit’hat Frashërit. Xhufi merrej me një status të Ndrecës ku ky fundit bënte interpretime “kontraverse” për rolin e Frashërit gjatë Luftës duke shprehur animozitet ndaj politikës aktuale. Në shkrim e sipër Xhufi zbulon ndër të tjera se Artan Shkreli, gegocentriku me honorar paska propozuar ngritjen e një busti të Patër Anton Harapit, ish-anëtar i Regjencës gjatë pushtimit gjerman. Shkruan Xhufi: 

Cili “komunist” ia paska prishur qejfin Ndrecës? Ndonjë nga ata me pushtet, Edi Rama, Ilir Meta, Gramoz Ruçi… apo, apo Artan Shkreli. Mendja ma thotë se nuk ka arsye pse të jetë i zëmëruar me ta, aq më pak me Artanin, të kudondodhurin “magister elegantiarum” të Kryeministrit, i cili, siç flitet, ka deklaruar se nuk vdes pa ngritur në mes të Tiranës, për qejf të tij dhe të Ndrecës, edhe bustin e Patër Anton Harapit, paçka se për këtë betejë të paautorizuar i kanë hequr veshin edhe nga Vatikani

Duket se busti qenka një nga plagët e hapura të këtij Gjergje Elez Alie, këtij intelektuali shëtitës, urbanisti dhe interieristi të apasionuar, që e ka erën e qofteve dhe të Lanës lëndë të parë të betejës heroike mes saj si traditë e Tiranës së vegjëlisë dhe sqimës që kaq shumë e publicizon edhe në performancat sezonale të qethjes dhe mjekrrës së vet.

Patjetër që Vatikani do t’i konsiderojë seriozisht përbetimet e këtij individi, i cili po t’i besojmë Xhufit nuk na qenka aq i pavarur sa dëshmohet në statuset e veta në Facebook. Ne thjesht urojmë që jetojmë në Europë ku historinë e marrin disi më seriozisht edhe kur vjen puna për të bërë ndërhyrje apo korrigjime të kësaj natyre që kurrsesi nuk i duhen lënë në dorë nallbanëve të tipit Shkreli-Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.