Komiteti Shqiptar i Helsinikit: Xhami me financime të paqarta në Dibër, Kukës dhe Cërrik

Postuar në 17 Nëntor, 2018 15:57

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese për ekstremizmin e dhunshëm. Por gjatë kësaj fushate Komiteti i Helsinkit ka konstatuar edhe disa problematika në terren. Në një intervistë për Televizionin Tema Drejtorja e Komitetit shqiptar të helsinkit Erida Skëndaj tha se burimi financiar për disa xhami në vend kanë burim financiar të paqartë.

Ishin ndërtuar disa objekte fetare kryesisht të besimit islam në mënyrë të veçantë xhamitë, të cilat ndodheshin në afërsi gjeografike me objekte të tjera të njëjta të ndërtuara më herët në kohë, ndërkohë që komuniteti që ndodhet në këto zona është një komunitet i vogël. Këto objekte fetare të ndërtuara kohët e fundit në mënyrë të veçantë dekadën e fundit sipas organizatave që punuan në teren ishte e paqartë se kush i financonte nëse kishte qëllime të caktuara për ndërtimin dhe funksionimin e tyre”, deklaroi Erida Skëndaj drejtoreshë e KSHH-së.

Skëndaj nuk bën me dije se në cilat qytete ndodhen këto xhami paralele që kanë burim financiar të paqartë, por pas një hulumtimi të TemA Tv mësohet se xhami të tilla me influencë ka në qytetin e Dibrës, në Kukës dhe në Cërrik.

Ndërkohë Skëndaj shprehet se xhamitë me burime financiare të padeklaruara njihen se mbështeten nga besimtarë fanatikë.  

Ndërtimi i këtyre objekteve kishte bërë që besimtarët të ndaheshin në rryma të caktuara të të njëjtës fe, të njohura si rryma fanatike apo rryma liberale. Dhe gjithashtu influencat që kishin ardhur për shkak të këtyre ndërtimeve të objekteve fetare bënin të që një pjesë e banorëve të përfitonin pagesa të rregullta të mbështetjes financiare të besimit përkatës ku sërish ishte a paqartë skema se si funksiononte. Realisht përfitonin familjet e varfra dhe kush i finaconte ato”, tha Skëndaj.

Një tjetër fenomen i konstatuar gjatë fushatës ndërgjegjësuese kundër ekstremizmit të dhunshëm ishte se grupet terroriste si ISIS tashmë kanë ndryshuar strategji për rekrutimin e ushtarëve të tyre. Ajo përmend dy terminologji: Ujqërit e vetmuar dhe Agjentët ndërkombëtarë. Por çfarë janë këta?

"Përdorimi i shtuar i medias sociale të formave të kamufluara të ekstremizmit dhe radikalizmit të cilat njihen si fenomeni “ujqërit e vetmuar” të cilët nuk veprojnë për shkak të atashimit të tyre në organizatat terroriste por veprojnë të vetmuar dhejanë të radikalizuar për shkaqe që kanë të bëjnë me izolimin e këtyre personave nga shoqëria dhe ata mund të ndërmarin më pas akte me natyrë ekstremiste dhe deri me natyre terroriste karshi njerëzimit”, deklaroi Skëndaj.

 Bullizmi ishte një tjetër faktor që nxiste ekstremizmin e dhunshëm. Ky fenomen është shfaqur edhe në vendin tonë. Ndërkohë ndonëse njihemi si një vendm me tolerancë fetare gajtë fushatës ndërgjegjësuese të rinjtë i kanë raportuar KSHH-së se besimi fetar është bërë shkak për konflikte të lehta pa pasoja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.