Dëgjoni një të diplomuar në Perëndim!

Postuar në 17 Nëntor, 2018 13:40

Dëgjojeni këtë zotëri që drejton Bashkinë e Tiranës sesi flet për historinë në përvjetorin e atij që quhet Çlirim i Tiranës. Dëgjojeni sesi hallin e vet politik e transformon në demagogji për interpretime historiografike dy lekëshe ku ai si regjizor dhe aktor ia gjen vendin vetes në anën e fituesve.

Dëgjojeni sesi sikletin ndaj protestave që po i bëhen te dera e institucionit e shndërron në hall të Shqipërisë nga pakicat e zhurmshme, që sipas tij ishin të tilla edhe në 1944-ën. Zoti Veliaj ngjan se po kultivon lexime personale të historisë, po kërkon analogjitë e veta për të justifikuar vendin që i ka gjetur vetes në historinë e qytetit. Ai e çliron Tiranën e 1944-ës me konsensusin e mbarë banorëve dhe të partizanëve. Ai flet për një çlirim me forcat e veta si e si për të mbështetur devizën e tij “Tirana nuk ndalet”, që është eufemizëm për kredon personale, ku ai tubon të gjitha personalitetet që e kompozojnë në një të vetëm: në supermenin që do të bëjë gjithçka. Që ndodhet në dy vende në të njëjtën kohë, që flet në vetë të parë për mbjelljen e një peme, a heqjen e dy vizave të bardha, por delegon me vulë dhe firmë vendimet si ai për prishjen e Teatrit.

Grotesku i këtij individi nuk ka kufij. Ai refuzon të pranojë një kategori të demokracisë si e drejta për protestën, duke folur për defekte historike. Ai flet për subversion aty ku ka hapësirë për veprim qytetar, ai flet për konspiracion ndaj ëndrrës europiane, aty ku nuk fakt ka me të vërtetë protestë për një padrejtësi. Çfarë Europe do të ishte ajo që ngatërron stabilitetin politik me protestën si tonifikues të demokracisë? Kujt I duhet Europa taktike e ambasadorucëve të blerë që shtrembërojnë buzët ndaj disa qytetarëve që duan të mos prishet teatri kombëtar?

Vetë kryeministri ka folur, madje ka promovuar termin Europë Strategjike, nga kjo Europë shohim të gjithë tashmë, por ndoshta z. Veliaj po kalon gradualisht te pakicat e zhurmshme.

Në rastin e tij, ai vetë mund të kompozojë një pakicë duke çliruar nga burgu i hipokrizisë ku është zhytur kokë e këmbë, për të krijuar një tubim të vockël erjonësh qejfqprishur me mediat, me shpellarët, me sajmirin, me edin etj.. Mund të shpresojë se do bëhet dikur shumicë, ne besojmë se do marrë dhuratën më të bukur të jetës së vet: do bëhet një Erjon i vetëm. Ashtu si çdo njeri.

Që të mos bëjë më moral në emër të një shumice morale, duke harruar se demokracia që kaq shumë na e predikon provohet në raport me pakicat. Çmimet e shumta që po merr ky individ dhe qyteti I tij janë përherë pakicë e kaluar pakicës në raport me pakënaqësinë që provokon mënyra e veprimit të tij. Mënyra sesi flet, etiketon, sesi akuzon dhe shfryn. Nuk është aty ku është si pjesë e historisë, por si pjesë e një historie të pengmarrjes së institucioneve, ai është aty si pajë e Edi Ramës për Shqipërinë, si pajë dështakësh që duan salltanete.

Sot z. Veliaj foli për disa tema, ai foli si i majtë, apo më saktë si partizani i munguar i çlirimit të Tiranës. Një kundërvënie ndaj kryeministrit që dha show me rivarrosjen e Mit’hat Frashërit. Dy pinjollë të Enver Hoxhës dhe partisë së tij që uzurpojnë dy krahe të historisë, që përdhosin të vërtetën me prezencën dhe fjalën e tyre të rreme. Dy pinjollë që e kanë historinë e afërt politike, krevat të afirmimit si fitimtarë në një betejë ku ata janë thjesht të përkëdhelurit e një fati që është më i ziu për vendin. E një fati që mori udhë jo për shkak të luftës dhe fitores në të, por të mashtrimit mbi të. Këtë kremton suksesi i njerëzve të tillë apo edhe e partisë që sot drejtojnë, e cila nga parti e krimit është shndërruar në parti kriminelësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.