Integriteti i Lleshit!!!

Postuar në 16 Nëntor, 2018 14:15

Kjo më poshtë është Kërkesa që Sandër Lleshaj i ka nisur Presidentit më datë 12/11/2018. P0 ta lexosh atë krijon bindjen se z. Lleshi nuk ndihet ushtarak aktiv dhe e ka krijuar këtë bindje jo si person, si gjeneral, apo si intelektual siç na thonë se është, por si jurist. Ai i interpreton presidentit ligjet dhe vendimet e gjykatave, bën deduksione dhe kalime logjike. Si e si për të thënë se "unë nuk jam ushtarak aktiv". 

Në datën 15/11/2018 ministri i Mbrojtjes propozon lirimin e tij, lirim i cili edhe Nëse bëhet në bazë të kërkesës së Lleshit, apo të gjitha akteve të tjera na tregon se ai ka qenë ushtarak aktiv. Se ka figuruar në dy bordero. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me një tuhaf, në rastin më të keq me një gënjeshtar. I mbetet Presidentit që të vendosë se nën cilën cilësi do ta dekretojë këtë gjeneral në detyrën e ministrit. Por Shqipërisë nuk I duhen këta lloj titullarësh që përdoren në këtë farë feje. Kjo është e sigurtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.