Prokuroria: Sajmir Tahiri do të thirret për t'u pyetur

Postuar në 15 Nëntor, 2018 18:24

Prokurorët e Krimeve të Rënda do të marrin në pyetje ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Lëvizja e hetuesve të krimeve të Rënda vjen në një kohë kur afati i përfundimit të hetimeve për dosjen e Tahirit, si i përfshirë apo jo në trafikun e lëndëve narkotike me Habilajt është drejt fundit. Gjykata e Krimeve të Rënda i ka lënë afat organit të akuzës deri më 17  janar të 2019, ndërkohë të  kontaktuar nga Tema Tv, vetë organi i akuzës së Krimeve të Rënda ka konfirmuar marrjen në pyetje të, ish-numrit një të dikasterit të ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri në një kohë kur vetë ky i fundit pati hedhur një lumë akuzash mbi prokurorët shqiptarë për zvarritje të hetimeve, duke mos e thirrur as edhe njëherë të vetme sipas tij në prokurori.

Shtetasi Saimir Tahiri do të thirret për t'u pyetur pas administrimit dhe analizimit të të gjitha të dhënave, në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Edhe pse ish-ministri Tahiri paraqiti një dokument të Gjykatës së Katanias e cila, sipas tij vërtetonte mbylljen e hetimeve për të si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe bashkëpunimin me kushuririn e tij Moisi Habilaj, prokuroria e Krimeve të Rënda duket se po adiministrojnë dhe analizojnë letrat e mbërritura nga hetuesit e shtetit fqinj.

Lidhur me vendimin e autoriteteve italiane, ai po shqyrtohet ne kompleksitet me provat e tjera te administruara ne kuader te hetimeve te ketij procedimi penal”- vijon më tej në përgjigje të interesimit të Tv Tema.

Pak kohë më parë ish-ministri I Brendshëm, Saimir Tahiri depozitoi pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, vendimin e Gjykatës italiane të Katanias, sipas së cilës ai lirohej nga cdo lloj akuze, dokument që sipas Tahirit do t’I shërbente hetimeve në Shqipëri për të përmbyllur njëherë e mirë dosjen e tij tek Krimet e Rënda.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.