BREXIT mund të çojë në shpërbërjen e Britanisë

Postuar në 14 Nëntor, 2018 10:48

Propozimi i kryeministres britanike Tereza Mei  për marrëveshjen e Brexit mund të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo pasi Irlanda e Veriut do të gëzojë trajtim të diferencuar. Këtë deklaroi për rrjetin e radio BBC deputet i Partisë Demokratike Sindikaliste (PDU) të Irlandës së Veriut, Jeffrey Donaldson.

"Nga ajo që kemi parë dhe dëgjuar, ne nuk besojmë se kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë" -theksoi Donaldson duke shtuar se nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja kombëtare në qoftë se një votë kundër projekt-marrëveshjes në parlament  do të detyrojë Tereza Mein të çojë vendin në zgjedhje të reja të përgjithshme.

"Kjo marrëveshje mund të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo është diçka që nuk mund ta mbështesim"- përfundoi ai.

Kryeministrja Theresa May pritet të mbledhë këtë të mërkurë kabinetin, pasi dështoi gjatë javës të kalonte marrëveshjen në qeveri. Londra dhe Brukseli ndaheshin te çështja e kufirit me Irlandën dhe marrëdhëniet e ardhshme me të vetmen lidhje tokësore mes tyre. Plani i May-t për Brexit ka hasur kundërshti të forta në Britani. I fundit ishte ministri i transportit, Jo Johnson, i cili u dorëhoq javën e kaluar duke bërë thirrje për një tjetër referendum për Brexit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.