Vetëm 10 mijë lekë të patatueshme te pagat. Çfarë halli ka qeveria? (Video)

Postuar në 12 Nëntor, 2018 16:58

Ka kohë që qeveria nuk përmend bamirësinë me 98 përqindëshin e shqiptarëve që sipas saj shijuan uljen e taksave. Tani sharra ka ngecur në gozhdë dhe siç duket rripin duhet ta shtrëngojnë edhe ata që kanë paga të ulëta ose që deri dje paguanin zero lekë si tatim mbi pagën.

Kërkesës së një grupi deputetësh për rritjen e pragut të pagës së patataueshme nga 30 mijë lekë në nivelin e 40 mijë lekëve, ministri i Financave dhe Ekonomisë  iu përgjigj me një tjetër propozim: ose shtrirjen e tatimit me 1.5% për të gjitha pagat e përjashtuara nga taksa, e në rastin konkret deri në 40 mijë lekë ose futjen e bazës së tatueshme edhe për të ardhurat personale deri në 10 mijë lekë. Nëse realizohet realizohet varianit i parë, çdo individ që sot nuk paguan taksë, duhet të derdhë çdo muaj një tatim nga 360 lekë në 450 lekë.

Një përpjekje e sforcuar për të ekuilibruar shpenzimet që në buxhetin e vitit të ardhshëm  do jenë më të mëdha për shkak të rritjes së pagave në disa sektorë buxhetorë dhe paketës së konçesioneve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.