Që shqiponja të mos perceptohet si simbol i periferive

Postuar në 11 Nëntor, 2018 15:18

Simbol i një nacionalizmi inert, shqiponja(e Doganës) përkujtonte në shëmtinë e vet thatësirën shpirtërore dhe etike që përshkruan shoqërinë shqiptare të këtij tranzicioni të gjatë. Pa një referim të ri, pa një orientim në vlera, ky lloj nacionalizmi është varianti i vetëm “legjitim” i një shoqërie që kërkon edhe ajo markën e vet të shekullit të 21-të.

Krah për krah me shkatërrimin urban, me dërrmën ndaj territorit, ndotjen dhe kaosin, shqiponja e flamurit e doganës së Tiranës reciton nekrologjinë e vet, vdekjen e bukurisë së një simboli për të cilin dhe në emër të të cilit bëhen gjëra të mira dhe të mëdha dhe shndërrimin e saj në një rreckë matrapazësh që e tregëtojnë si tapi shpirtërore. Një punë e mirë që shqiponja u hoq për të mos u ofenduar më nga halldupët e një vendi që duke qenë se janë në vendin e gabuar, marrin me vete një flamur a  një shqiponjë për të provuar se në fakt janë aty ku duhet. Punë e mirë heqja e saj dhe e domosdoshme për vetë faktin se Shqiponja e flamurit nuk duhet lejuar të perceptohet si simbol “autokton” i periferive, pse për 25 vjet u përdhos nga injoranca dhe indiferenca.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.