Lojra fjalësh me aeroportin e Vlorës

Postuar në 11 Nëntor, 2018 12:09

Fjalët që i vijnë lart e poshtë nga enturazhi i biznesnemëve apo lobistëve që e rrethojnë, kryeministri ynë i prezanton si punë të mbaruara, madje me një siguri admiruese. Vetëm kështu mund të shpjegohet diskursi i tij me një premtim që ka të bëjë me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Premtoi fillimin e punimeve në qershor të këtij viti, por në terren nuk u hodh asnjë lopatë dhe. Eskluzivitetin e informimit të publikut e ka marrë përsipër vetë kryeministri që tani  i duhet të arrnojë ato që ka premtuar, duke bërë lojra fjalësh.

“Kemi pasur një negociatë të vështirë për të finalizuar kontratën për aeroportin e Vlorës, por, siç u tha këtu, unë e përsëris, në të gjitha rastet, vitin e ardhshëm do të fillojmë ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Tani, po pati mundësi, mos filloni që nesër të më shkruani në facebook, “pse nuk e fillove aeroportin mbrëmë”. Vitin e ardhshëm, se kur vitin e ardhshëm, këtë nuk jemi në gjendje ta themi sot, por brenda këtij mandati, ne do ta bëjmë Vlorën me aeroport, pa diskutim”-theksoi kryeministri në një takim në Vlorë.

Para pak javësh filloi testimet fluturuese edhe një avion i linjës Air Albania, ku me radhë u dërguan në Stamboo, pensionistë, gazetarë e studentë, për ta inaguruar, por ende nuk ka një datë të saktë kur do fillojnë fluturimet zyrtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.