Kisha e Kretës nuk pajtohet me "neutralitetin fetar" të Greqisë

Postuar në 11 Nëntor, 2018 12:49

Kisha e Kretës nuk pajtohet me "neutralitetin fetar" të Greqisë, siç thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Sinodi i Shenjtë i Kretës. Kjo deklaratë pas takimit që  Peshkopët e ishullit bënë për të diskutuar propozimin për rishikimin e Kushtetutës greke, pagat e klerit dhe  pronat e kishës.

"Në çdo rast, Kisha e Kretës nuk është dakord me shtimin ë frazës në nenin 3 të Kushtetutës Shteti grek është fetarisht neutra"-theksohet në komunikatën e Sinodit të Shenjtë.

Në të njëjtën kohë, peshkopët e Kretës konsiderojnë të papranueshëm "rishikimin e nenit 21 i cili i referohet dhe mbron institucionin e shenjtë të familjes", ndërsa në të njëjtën kohë thotë se "rishikimi i propozuar i nenit 3 nuk thekson shprehimisht identitetin e Kishës së Kretës, se është një kishë gjysmë autonome nën Patriarkanën Ekumenike dhe se qeveriset nga statuti i saj".

Sa për pronat e Kishës, Peshkopët e Kretës i quajnë thashetheme pretendimet se kjo Kishë administron pasuri të mëdha. Për listën e pagave të klerit, Sinodi i Shenjtë thotë "se pagat ekzistuese të  klerit nuk kanë nevojë për ndonjë ndryshim". Vlen të përmendet se Kisha e Kretës është nën varësi të Patriarkanës, ndaj dhe qëndrimi i saj është interpretuar si qëndrim i Patriarkanës për propozimet e Athinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.