Gjobë koncesionarit SGS për shërbim jo të mirë. Autoriteti i Konkurencës kërkon liberalizimin e tregut

Postuar në 10 Nëntor, 2018 16:25

Pas vendimit për ndalimin e importit të makinave të prodhuara para vitit 2009, vjen goditja e radhës në tregun në fjalë. Në datën 8 nëntor 2018, Autoriteti i Konkurencës ka publikuar një vendim për sanksionet ndaj koncesionarit të kontrollit teknik të automejetev, SGS, për shkelje të konkurencës dhe shërbim të keq.

Në vendimin e vet, Autoriteti vendos gjobë në masën 5.69% të xhiros vjetore dhe rekomandon ndër të tjera:

Hartimin e një plani për rishikimin e rishpërndarjes së posteve të ofrimit të shërbimit me qëllim rritjen e eficensës dhe ngritjen e nivelit të shërbimi…

Të hartojë një plan masash për ofrimin dhe përmirësimin e shërbimit në tregun e kontrollit teknik për automjetet, me kushte më të mira tregtimi në përputhje me kontratën, dhe të njoftojë pranë Autoritetit të Konkurrencës

Nga ana tjetër, Autoriteti që ka konstatuar abuzim me pozitën dominuese në treg nga ana e SGS-së, i ka bërë disa kërkesa edhe Ministrisë së Infrastrukturës prej së cilës kërkon:

Liberalizimin e tregut në drejtim të ofrimit të këtij shërbimi, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të servisit, sikurse pjesa më e madhe e vendeve të BE e ofron.

2. Për kohën e vazhdimit të këtij koncensionari, brenda një afati prej 90 ditëve:

a) të miratohet një rregullore për funksionimin dhe monitorimin e Koncensionarit

SGS, ku të jenë përcaktuar në mënyrë të detajuar të gjitha procedurat, shërbimet që

ofrohen nga ana e Tij,

b) miratimin e planit të investimeve vjetore, me qëllim që shërbimi të jetë cilësor

dhe t’i përgjigjet trendeve të zhvillimit, për rritjen e fluksit të mjeteve çdo vit si edhe

shpërndarjes së popullsisë

Kjo do të thotë se qeveria shqiptare po krijon argumente dhe bazë për të kërkuar thyerjen e shërbimit monopol në një treg me fitime dhe në zgjerim, kjo edhe për faj të kompanisë që është bërë disa herë problem për shërbimin e saj jo të mirë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.