Kryeministri na thotë(ankohet) pse nuk kalon Lleshi, por nuk na thotë pse hoqi Xhafën

Postuar në 05 Nëntor, 2018 13:25

Top-Channel raporton sot se kryeministri Edi Rama është shprehur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se:

Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë arsye, por vetëm mosbindjen e tij” për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Ne nuk duhet të biem në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet t’i dalim për zot situatës

Dhe z. Rama ka kërcënuar se “nuk mbaron me kaq”. Ndërkohë që dje u njoftua se Presidenti ka nisur një letër kryeministrit për arsyet e mosdekretimit, çka edhe kështu na sqaron se për kandidaturën e Lleshit nuk ka vullnet nga Presidenti i Republikës. 

Po për z. Xhafaj ka ndonjë shpjegim kryeministri: cila është arsyeja e largimit të tij?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.