Skurtim drastik fondesh për Emergjencat Civile

Postuar në 02 Nëntor, 2018 11:10

Vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar situata të vështira si pasojë e përmbytjeve nga reshjet. Bastit edhe për këtë vit nuk i dihet, megjithatë qeveria nuk është se i ka kushtuar ndonjë vëmendje të veçantë riskut që shumë zona të fundosen sërish nën ujë.

Në një pasqyrim që i ka bërë ndarjes së findeve për vitin që vjen “shqiptarja. com” shkruan se është i pashpjegueshëm një pakësim fondesh në masën 36.4 për qind në sektorin e Emergjencave Civile, dejtori që mbulohet nga Ministria e Mbrojtjes, e cila do ketë një rritje me 6.1 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Vjet kryeministri Rama hodhi tezën e sigurimit të detyrueshëm për banesat duke thënë se buxheti i shtetit nuk mund të përballojë kostot e dëmtimeve nga përmbytjet. Në këtë logjikë duket se shkon edhe ku shkurtim fondesh për emergjencat civile, të cilat drejtohen aktualisht nga ish-kreu i Policisë Haki Çako.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.