Ndalimi i importit të makinave, kush gënjen: Kryeministri apo Ministria e Mjedisit?

Postuar në 02 Nëntor, 2018 13:02

Sot kryeministri Edi Rama ka marrë përsirpër të mbrojë edhe vendimin për ndalimin  importit të nakinave që janë prodhuar para vitit 2009. Përmes një materiali video, Rama thotë se vendimi niset nga motivet për të luftuar ndotjen. Dhe për këtë jep disa shifra ku bie në sy shifra se 80% e makinave janë Euro 3. Makinat Euro 3 quhen makinat që janë prodhim i vitit 2000, pra që kanë më shumë sesa 15 vjet që janë prodhuar.

Mirëpo kjo e dhënë e Kryeministrit vihet në dyshim apo nuk përputhet me të ato që sjell drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi. Në një intervistë për TemaTv dje, Abeshi deklaronte se shumica e makinave në qarkullim janë 10-12 vjet, prandaj sipas tij vendimi për ndalim importi nuk prek ndonjë pjesë të madhe automjetesh. Pa folur këtu për faktin se makinat që janë në qarkullim do të vazhdojnë të qarkullojnë. 

Nga të dhënat që ne kemi deri tani, mosha mesatere e makinave të përdorura që hyjnë në Shqipëri janë 10-12 vjet, domethënë nuk është ndonjë diferencë e madhe

është shprehur Abeshi. 
E paqartë se kujt i duhet besuar në këtë rast. Nëse ajo që thotë kryeministri është e vërtetë, atëherë vendimi ka një kuptim edhe pse kufizimet e tij për dida kategori janë absurde. Por nëse ajo që thotë Abeshi është e vërtetë, atëherë vendimi është i pakuptimtë dhe madje lë dyshime se është lobuar më shumë sesa niset nga premisat e një politike mjedisore. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.