Kryeministri përgënjeshtron analistët e vet: Fatmir Xhafa u shkarkua

Postuar në 02 Nëntor, 2018 02:14

Afera “Babale” çoi në largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Duket se qeveria shqiptare, më saktë kryeministri Edi Rama ka pranuar të sqarojë diçka për ikjen e ministrit nga detyra, ikje që mbeti enigmë në arsyet e veta. I ftuar në emisionin “Open”, gazetari Baton Haxhiu, i afërt me z. Rama, në mos këshilltar i tij, ka deklaruar se Xhafa iku në respekt të opinionit publik. Sipas tij nga sondazhet “që kemi kryer ne”, rezultonte se 76% e opinionit ishte për largimin e ministrit të Brendshëm që pësoi goditje në imazh pas çështjes së të vëllait.

Arsyeja në vetvete ka rëndësi, por për momentin më shumë rëndësi ka fakti se një njeri i afërt me pushtetin po na thotë se Fatmir Xhafa është SHKARKUAR.

Edi Rama e bëri këtë për PS-në, për zgjedhjet, për një mandat të tretë

tha Haxhiu duke hequr çdo dyshim për këtë fakt.

Ai ka paralajmëruar edhe largime të tjera që do të kushtëzohen nga performanca e ministrave, ndërkohë që me këtë mesazh merr fund edhe alibitë e ndërtuara në media nga analistë të pushtetit se “Xhafa iku vetë, pasi ai ishte ndër ata që kanë fatin e tyre politik në dorë”. Apo se ai iku edhe pasi Gramoz Ruçi me Edi Ramën i janë lutur të qëndrojnë(ndoshta këtu ka një ngatërresë me lutjet e mundshme që z. Ruçi mund të ketë bërë në ndonjë teqe apo te Baba Mondi). Alibi që u hodhën aty për aty për të mashtruar opinionin, apo për shkak të një keqleximi.

Kjo pak rëndësi tashmë. Ideja e shkarkimit të ministrit të Brendshëm, tashmë zyrtare, hap siparin për hulumtimin e arsyeve. Skenari i hedhur nga Haxhiu ngjan pak i besueshëm ndonëse nuk përjashtohet 100%. Gjithësesi ai skenar nuk sqaron raportin që ka ikja e z. Xhafa me hetimet për kryebashkiakun e Durrësit dhe eventualitetin e një arrestimi. Përgjimet që kanë rrjedhur në media kanë një dorë nga brenda dhe dyshimi se këtu kemi të bëjmë me një luftë klanesh nuk zhbëhet kaq kollaj nga qëndrime si këto të Haxhiut. Që gjithësesi një lajm e dha: Fatmir Xhafën e kanë shkarkuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.