Telefonatë “dashurie” me Athinën

Postuar në 01 Nëntor, 2018 17:59

Mbrojtja e marrëdhënieve dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë duhet të jetë në krye të prioriteteve të Athinës dhe Tiranës, pas fërkimeve që u krijuan me vdekjen e 35-vjeçarit  homogjene Kostandin Kacifas. Kathimerini shkruan për këtë ranë dakord në një bisedë telefonike që kishin të mërkurën, zv/ministri i Jashtëm, George Katrougalos dhe ministri ti Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Megjithatë, sipas gazetës marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten të tendosura, nisur nga fakti se ambasadorja e Greqisë në Tiranë Eleni Sourani u thirr në Minisrinë e Jashtme shqiptare për të dhënë shpjegime mbi djegien e flamurit shqiptar në sheshin “Sintagma” dhe incidente të tjera që Tirana i përshkruan a si një kërcënim për Jetët dhe pronat shqiptare në Greqi.

Burime diplomatike thanë se ambasadorja e Greqisë në Tiranë Eleni Sourani  u përgjigj prerë duke theksuar se Greqia është një shtet krejtësisht i sigurt. Kathimerini shkruan se Athina është e shqetësuar në politizimin e ngjarjeve nga qeveria e shqiptare, duke shmangur vetë çdo thellim të mëtejshëm të tensioneve. Gjatë bisedës telefonike Katrougalos kërkoi nga Bushati të hidhet dritë mbi ngjarjen e Bularatit duke respektuar në çdo rast pamvarësinë e gjyqësorit.

http://www.kathimerini.gr/992821/article/epikairothta/politikh/tetamenes...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.