Berisha mbyll çështjen "Dako". Përflet në Facebook parukeritë e Durrësit...

Postuar në 30 Tetor, 2018 02:57

Për hetimet dhe përgjimet ndaj Vangjush Dakos u bë gjithë ajo zhurmë. U duk sikur për pak kryebashkiaku i Durrësit e pësoi. Mesa duket diçka ka kthyer dhe kjo kuptohet nga sjellja e ish-kryeministrit Sali Berisha, që përmes një postimi në Facebook e ridikulizon kaq shumë çështjen në fjalë, sa duket se është i interesuar ta mbyllë atë si debat publik. Thuhet në mesazhin e përcjellë nga z. Berisha:

Tani çdokush e di se publikimi në Facebook ka liri editoriale shumë më të mëdha sesa në mediat e zakonshme, por të riqarkullosh si burim informacioni bisedat në parukeri, kjo është më së paku një taktikë për të degraduar çdo aspekt serioz në diskutim mbi këtë temë. Z. Berisha është vlerësues shumë i mirë i informacionit dhe burimeve të tij, ndaj kjo qasje, që nuk aplikohet për herë të parë, ndoshta është një taktikë e tij për të mbyllur një debat, për ta nxjerrë atë nga axhenda e opozitës. Ka disa arsye për këtë, një ndër të cilat patjetër që është hapja e një tjetër teme. Sigurisht me burime dixhitale, të cilat i kalojnë mandej PD-së që bën propagandimin disa ditor. Sa për Dakon duket se historia është mbyllur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.