Bereqeti i Shpifjes, kreu i opozitës turke shet shtëpinë për të paguar Erdoganin

Postuar në 29 Tetor, 2018 15:21

Paditë për shpifje bëjnë punë. Të paktën në Turqinë e Erdoganit, ku norma në fjalë zbatohet rregullisht. I akuzuar si një autokrat, presidenti turk ka gjetur rrugë të tjera, qoftë për të diskredituar kundërshtarët, qoftë për të mbushur xhepin.

Mediat turke njoftojnë se kreu i Partisë Republikane Popullore, Kemal Kiliçdaroglu është detyruar të shesë një prej shtëpive të tij për të paguar gjobat e marra për shkak të padive për shpifje nga Erdogan.

Ky i fundit ka depozituar 29 padi ndaj kundërshtarit të vet për fyerje, prej të cilave 12 janë shqyrtuar dhe kanë sjellë dëm prej 155 mijë dollarësh për Kiliçdaroglunë. Një prej akuzave për të cilat ky i fundit e ka pësuar ka qenë ajo se Erdogan dhe njerëz të tij kanë fonde të depozituara në ishullin Man, që vetëqeveriset nën kurorën britanike.

Për të bërë pagesat lideri opozitar ka shitur shtëpinë e verimit në Burhaniye, një qytet bregdetar në rajonin e Egjeut për rreth 500 000 lira turke.

Fyerja e presidentit dënohet penalisht në Turqi dhe deri më tani avokatët e Erdogan kanë depozutuar 1 800 padi kundër njerëzve të ndryshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.