Koha që PS-ja të vendosë nëse do qeverisë apo do jetë shtojcë e show-t personal të Kryeministrit

Postuar në 27 Tetor, 2018 13:14

Në historinë e kësaj që ndodhi sot me ish-ministrin e Brendshëm, lajmi është se dorëheqja e tij u njoftua nga kryeministri Edi Rama që bëri kështu edhe rolin e zëdhënësit. Siç bëhet e ditur tashmë, Fatmir Xhafa i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit ditën e enjtë dhe në deklaratën e tij nuk jep asnjë arsye për largimin. Sqarimi i këyre motiveve është detyrim për opinionin publik në Shqipëri që në kushtet e mungesës së transparencës ka të gjithë të drejtën ta shpjegojë këtë që po ndodh me dyshimin se kemi të bëjmë me larje hesapesh. 

Edhe caktimi i një njeriu jopolitik si Sandër Lleshi në detyrën e ministrit të Brendshëm është lajm më vete. De facto kryeministri Edi Rama është që nga sot edhe ministër i Brendshëm, njësoj si homologu i tij grek, Alexis Tsipras që pasi përdori ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias, shumë si suksesshëm në disa drejtime, e lëshoi në momentin e parë. Arsyeja? E thjeshtë: një vartës nuk mund të rivalizojë mediatikisht dhe në performancë eprorin e tij.

Intrigat dhe shantazhet janë pjesë e politikës, por është fakt se Xhafa megjithë problemet dha goditje reale në disa pika. Largimi i tij, në formën si u servir është shenjë se Kryeministri thjesht po menaxhon interesat e veta dhe nuk po qeveris dot më. Lidhjet me krimin nga segmente të pushtetit të tij janë të pamohueshme dhe mesa duket kushtëojnë edhe politikisht. Është koha që PS-ja të ndajë mandatin për të qeverisur që rrjedh nga vota nga fati i një individi dhe një klani që shpërdoroi një besim shumë të madh. Koha është për ndryshime serioze në drejtimin e ekzekutivit që qeverisja të jetë një gjë reale, jo një show personal. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.