A ka lidhje ikja e Xhafajt me konferencën e Tahirit?

Postuar në 27 Tetor, 2018 12:23

Sot Saimir Tahiri është në hetim në gjendje të lirë për pjesëmarrje në grupin e Habilaj-ve, të akuzuar si tafikantë droge në Vlorë. Hetimet për të u zgjatën deri në Janar dhe gjatë kësaj kohe e kemi parë të kalërojë dhe t'i flasë të birit për rilindasit. 
Mediat raportuan të premten për një konferencë të Tahirit që do mbahej këtë të shtunë ku ai do paraqiste prova drithëruese për miqtë dhe armiqtë.  Po të premten Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli dosjen "Babale" ku implikohej vëllai i ministrit dhe ia kaloi për hetim Prokurorisë së Tiranës. 

I kontaktuar nga “Panorama Online”, Saimir Tahiri konfirmoi anulimin e konferencës për shtyp të programuar për ditën e sotme në “Hotel Rogner”.

Por i pyetur nëse kjo kishte të bënte me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, ish-deputeti i PS-së tha se ky vendim i tij nuk kishte lidhje me dorëheqjen e pasardhësit të tij. “Dorëheqja e Xhafës? S’ka lidhje. Konferenca ka lidhje me interesin publik”, u shpreh Tahiri.

Armiqësia në distancë mes tyre ka qenë gjithmonë e përfolur, ndonëse qëndrimi i Xhafës pas ardhjes në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë neutral.
“Dosja Habilaj nuk i përket Policisë së Shtetit, i takon drejtësisë italiane. Do të pres përfundimin e hetimit nga drejtësia, duhet të flasë drejtësia. S’jam si politikanët që flasin pa përfunduar hetimet” -ishte shprehur Fatmir Xhafaj.
Nëse Tahiri ka patur të dhëna për vëllain e Xhafës, të cilat mund të bëheshin publike atëherë ai ka luajtur lojën e vet në këtë histori presionesh dhe shantazhesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.