Çuditërisht falenderime për stafin dhe kortezi për Ramën

Postuar në 27 Tetor, 2018 11:54

Fatmir Xhafaj duket është zënë "shah mat", ku e vetmja rrugëdalje ishte dorëheqja nga ministër. Reagimi i tij pas dorëheqjes lë shumë për të dëshiruar dhe për më tepër përforcon dyshimet se ministri ka qenë i shantazhuar nga paraardhësi i tij Sajmir Tahiri. Në postimin pas dorëheqjes Xhafa përcjell vetëm falenderime për stafin, fjalë kortezi për Edi Ramën, duke treguar se në fuqi është Kodi i Heshtjes, një normë e familjeve mafioze

Mesazhi i ministrit Xhafaj pas dorëheqjes nga detyra:

Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.

Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.

Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.

Falënderoj të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.

Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë.

Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Mediat e majta me siguri do ta trumbetojne si fitore te madhe te vlerave te shtetit qe po ben PS, kete doreheqje!

Gjithcka shkon deri tek: "Imagjinoni ne kohen e Saliut, kesi gjerash e kjo transparence nuk ndodhnin kurre"!

Dhe nga kjo parulle, shumica e popullit preket dhe rrit mbeshtetjen e tij per PS!

Edhe me kaq mbyllet edhe kjo ngjarje! Eshte vend per keqardhje!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.