Si ta kuptojmë këtë përgjigje të Bashës për Lojrat e Fatit? (Video)

Postuar në 25 Tetor, 2018 17:31

Parlamenti miratoi pa rrjedhje ndryshimet në Ligjin për Lojrat e Fatit, duke i hapur rrugë nismës së qeverisë për mbylljen e basteve sportive dhe lojrave elektronike në distancë që nga 1 Janari.

Opozita nuk ishte e pranishme në sallë, por Lulzim Basha i pyetur gjatë konferencës për shtyp të kësaj të enjte la sërish hapësirë për interpretime.

Basha nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë për qëndrimin që opozita ka ndaj nismës së qeverisë për lojrat e fatit, ndonëse para pak javësh bëri akuzat të forta për lidhje të njerëzve të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm me këtë industri ku sipas tij pastrohen para të grupeve kriminale. Ajo që lexohet është një qëndrim më i butë i zotit Basha, për arsye që vetëm ai i kupton më mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.