“Ushtarët e Rilindjes” votuan për shembjen e Teatrit

Postuar në 25 Tetor, 2018 16:34

Me 74 vota pro deputetët socialistë rrëzuan dekretin e Presidentit Meta për Ligjin e Teatrit Kombëtar.  Kreu i shtetit e kishte kthyer për të dytën herë për shqyrtim ligjin edhe pas arrnimit që shumica i bëri draftit, duke marrë në konsideratë vetëm vërejtjen e BE-së se ligji cënon konkurrencën.

Me këtë votim i hapet rrugë shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit dhe ndërtimit të një godine të re sipas projektit të paraqitur nga kompania “Fusha” ku përfshihen edhe 6 kulla.

Edhe këtë herë ajo që ra në sy ishte mungesa e votës nga Pandeli Majko. Ministri i Diasporës si në dy herët e para preferoi të mos votojë, duke shprehur kundërshtinë e tij me këtë nismë të maxhorancës.

Kryetari i PD-së e ka kaluar me retorikë gjithë këtë histori duke paralajmëruar padi për arkitektin Bjarke Ingels dhe duke folur për vija të kuqe, por të vetmit që po mundohen të ndalojnë shembjen e Teatrit është Aleanca për Teatrin, e përbërë nga aktorë, regjisrorë, aktivistë dhe qytetarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.