“Gener 2” merr edhe ndërtimin e ByPass-it të Vlorës

Postuar në 25 Tetor, 2018 13:40

“Gener 2” merr një tjetër financim për ndërtim rrugësh në Shqipëri. Pas marrjes me PPP të aksit Thumanë - Fushë Krujë - Kashar – Vorë kjo kompani në bashkëpunim me shoqërinë italiane “Impresa Ing.E.Mantovani” do të ndërtojë edhe ByPass-in e Vlorës.

“Gener 2” dhe  “Impresa Ing.E.Mantovani” u shpallën fituese nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve për këtë nyje të jugut, ku punimet kanë ngecur prej vitesh.

Në korrik të këtij viti qeveria e shpalli fitues “Gener 2” për ndërtimin e rrugës Thumanë - Fushë Krujë - Kashar – Vorë. Firma dorëzoi ofertën e pakërkuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke u shpërblyer me 8.5 pikë bonus për garën.  Në fund “Gener” 2 rezultoi me ofertën më e ulët në tender, ku propozi ndërtimin e 20.8 kilometra rrugë me vlerë 225.8 mln euro.

Për këtë projekt forma e ndërtimit do të jetë partneritet publik-privat ku paratë do të investohen nga privati e më pas do të shlyhen nga buxheti i shtetit. Vlen të kujtojmë se “Gener 2”  po ndërton kompleksin e pallateve te diga e liqenit artificial, pasi fitoi gjyqin në Gjykatën Administrative të Apelit. Gener 2, ka njoftuar hyrjen së shpejti në tregun mediatik përmes  një partneriteti me CNN internetional.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.