Pazari për aeroportin e Vlorës, shteti garanton fitimin

Postuar në 24 Tetor, 2018 16:29

Zbardhen prapaskena nga negociatat që po zhvillohen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Bashkimi i kompanive turke që ka propozuar ndërtimin e aeroportit, kundrejt një shume prej 98 milion eurosh, kërkon garantim të fitimit për të shlyer investimin. 

Sipas Tv Klan, Buxheti i shtetit do t’i paguajë 4.5 milion euro në vit për 7 vjet rresht, kompanisë turke Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction, e cila do të marrë ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.

Në total llogaritet që buxheti do të japë 31.5 milion euro, ndërsa pjesa tjetër e investimit të kompanisë do të shlyhet përmes fitimeve që do t’i sigurojë menaxhimi dhe operimi i aeroportit.

Në bazë të studimit të fizibilitetit, fluski i udhëtarëve në tre vitet e para pritet të arrijë në 600 mijë dhe kompania investitore pret  të shlyejë investimin për 7 vjet, për këtë kërkon dhe garanci nga arka e shtetit. Kompania do të ketë për 30 vjet menaxhimin e aeroportit. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës u lajmërua nga qeveria se do të fillonte në qershor, por negociata me 3 firmat turke ende nuk janë finalizuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.