Çavusoglu: Nuk pranojmë 12 miljet në Egje

Postuar në 23 Tetor, 2018 13:20

Turqia ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias se Greqia do të zgjerojë sovranitetin e detit territorial në 12 milje. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se Turqia nuk do ta lejojë një gjë të tillë në Egje.

Duke folur për Agjencinë Anadolu, Çavusoglu tha se si Athina ka bërë shumë herë "deklarata të ngjashme për 12 milje", duke thënë se në Greqi shumë herë "populizimi i paraprin realitetit”.

"Ne duam të zgjidhim të gjitha çështjet në Egje në një mënyrë paqësore. Grekët e dinë mirë se nuk do të lejojmë zgjerimin në 12 milje"- tha ministri turk, duke shtuar:" Sa herë Greqia bën deklarata provokuese merr nga ne përgjigjet e duhura. Grekët duhet të mendojnë si t’i zgjidhim problemet.  Për të dhënë sqarime mbi këtë çështje Anklaraja thirri ambasadorin grek në Ankara, Petros Mavroidis. https://www.aa.com.tr/sq/turqia/turqia-th%C3%ABrret-ambasadorin-grek-n%C.... Vlen të theksohet, megjithatë, se njoftimi paraprak i Athinës ka të bëjë vetëm me deklarimin e ujërave territoriale 12 milje në detin Jon dhe jo me Egje.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Kotsias tha shume qarte qe eshte gati dekreti per zgjerimin ne 12 milie nga Othoni deri ne Antikythira. Ku per ça kruhet? Apo se nuk po i binden shqiptaret?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.