Nuk ka fund saga e drejtorëve "që po na nxjerrin bojën"

Postuar në 22 Tetor, 2018 12:51

Jam i vetëdijshëm që në në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën

Kshtu shprehej kryeministri në maj të vitit 2015 gjatë një mbledhjeje me zyrtarë të administratës në Shkodër. Asokohe ky material rrodhi si audiopërgjim dhe as u mohua ndonjëherë nga Edi Rama.

Sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, z. Rama përsërit të njëjtën akuzë:

Kemi ca drejtorë legenë që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim

Të paktën kështu raportojnë një pjesë e mediave kryeministrin. Kanë kaluar 3 vjet e gjysmë dhe problemi mbetet i njëjtë. Drejtorët e pushtetit po trashin dhjamin e pasurisë së tyre, duke minuar frymën e reformave që shtyhet nga Lart. Në thelb, njohja e problemit është gjë e mirë, por paaftësia për ta korrigjuar atë është shumë shqetësuese. Drejtorët kanë emra, kanë përgjegjësi direkte dhe nxjerrja e bojës, në fakt është direktivë që duhet të çojë në ndjekje penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.