Marshim anti-BREXIT në Londër

Postuar në 22 Tetor, 2018 14:54

Qindra mijëra demonstrues u bënë pjesë e një marshimi popullor në Londër, duke kundërshtuar çdo marrëveshje “divorci”  midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Organizatorët thanë se 700,000 njerëz marshuan në rrugët e mbyllura të kryeqytetit për të mbërritur në sheshin e Parlamentit ku pati fjalime edhe nga politikanë.

Mijëra vetë nënshkruan peticionin për një Komision të Liderëve të Pavarur për të organizuar debate me çështjen e BREXIT dhe hartimin e një propozimi për të qëndruar në Bashkimin Europian. Duke marrë në shënjestër ata që kryesuan fushatën “Leave” për daljen nga BE, pyetjet ishiin: "Ku janë ata?”. "Ne do të marrim përgjegjësinë dhe do zgjidhim këtë rrëmujë". Në protestë ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan.

Në një video mesazh video, ministrja e parë skoceze Nicola Sturgeon tha se deputetët e saj do të mbështesin votimin - "i cili përfshin mundësinë për të qëndruar në BE" - nëse çështja shkon në Dhomën e Përbashkët. "Trajtimi i këtyre bisedimeve nga qeveria ka qenë kaotike, jokompetente"- tha ajo. Një nga protestuesit ishte 43-vjeçari Jason Gillot, nga Londra, i cili e ndryshoi mendjen e tij pesë ditë pas referendumit. "Unë jam politikisht agnostik, por isha i sëmurë nga gënjeshtrat që dolën nga të dyja anët"-tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.