Vizion Plus: Mjekët dhurojnë gjak dhe mandej kryejnë check up duke falsifikuar emrat

Postuar në 21 Tetor, 2018 17:43

Vizion Plus raporton sot për abuzimet me konçesionin e shumëpërfolur të check up. Sipas këtij televizioni, po paguhen 6.3 milionë euro për 420 mijë kontrolle të parkruera ndërkohë që skandali shkon më tej: 

Për të realizuar planin e kontrolleve mjekësore, stafet mjekësore dhurojnë vetë gjak dhe më pas u vënë emrin e pacientëve që refuzojnë apo nuk e kanë kryer check up-in.

Specialisti i shëndetësisë Gazmend Koduzi tregon për Vizion Plus se shteti harxhon miliona euro edhe për detyrime qe duhet t’i paguajë firma koncesionare, duke nisur që nga faturat e energjisë elektrike, qiratë për ambientet e check up-it e deri tek puna e detyruar e stafeve mjekësore në shërbim të koncesionarit

Për këtë konçesionar edhe Partia Demokratike ka bërë disa denoncime, por pa shkuar më tej. Ndoshta është koha që një hetim, penal apo parlamentar duhet të nisë për këtë marrëdhënie mashtrimi që ka nxitur kaq shumë debate. Përndryshe opozita është aty si gjobvënëse edhe asgjë më shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.