"Dekretet e Presidentit janë gati"/Greqia drejt zgjerimit me 12 milje në vijën perëndimore

Postuar në 20 Tetor, 2018 13:00

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se Greqia shumë shpejt do të zgjerojë ujërat e veta territoriale nga 6 milje në 12 milje në vijnë perëndimore të saj. Fjala është për vijën që nis nga ishujt e Diapontit në very të Korfuzit e deri në ishullin e Anktikytheras që ndodhet mes Peleoponzit dhe Kretës.

Jemi në një fazë përfundimtare të negociatave me Shqipërinë dhe Italinë. Janë gati dy dekretet presidenciale zoti kryeministër dhe sipas udhëzimeve që kam vendi ynë zgjeron zonën detare nga ishulli Othonoi dhe ishujt Diapontia deri ne Antikythera. Janë tre hapa që janë ezuruar, mbyllja e gjireve, krijimi i vijave bazë dhe hapi i fundit zgjerimi nga 6 në 12 milje. Kjo na lehtëson diskutimet për zonat detare me Shqipërinë dhe Italinë. Pra zgjerojmë sovranitetin tonë në 12 milje që do të thotë se rriten edhe përgjegjësitë e kryeministrit dhe qeverisë. ​ Ky është një ekspansion i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit, për herë të parë qëkurse Greqia mori ishujt e Dodekandezit

citon gazeta “Kathimerini” ish- ministrin gjatë fjalës së tij në dorëzimin e detyrës te kryeministri Alexis Tsipras.

Zgjerimi i ujërave territoriale deri në 12 milje është një e drejtë e shteteve sipas të drejtës ndërkombëtare, por Greqia nuk e ka aplikuar atë duke mbajtur përherë vijë 6 milëshe. Ky qëndrim është rakorduar me Shqipërinë, të paktën sipas asaj që është raportuar deri më tani në media, si vendi që ka kufirin me Greqinë në këtë pikë.  Në Egje, Turqia e kundërshton aplikimin e kësaj vije duke deklaruar se do të ndërmarrë veprime ushtarake nëse një gjë e tillë ndodh.

Lajmi vjen pak pasi në Këlcyrë përfundoi procesi i zhvarrimit dhe identifikimit të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke, që është pjesë e paketës së marrëveshjes mes të dyja vendeve.  Sipas marrëveshjes, tashmë është radha e palës greke që të deklarojë shfuqzimin e ligjit të luftës me dekret presidencial.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.