Çavuşoğlu vjen me paketë edukimi në Tiranë

Postuar në 19 Tetor, 2018 10:10

Turqia ofrohet të ndihmojë Shqipërinë jo vetëm në çështje të ekonomisë, por edhe në sistemin e edukimit. Kjo u përmend nga ministri i Jashtëm  Çavuşoğlu gjatë një takimi në Tiranë të dy Dhomave të Tregëtisë e Industrisë, ndërsa u konfirmua më vonë në konferencën me ministrin Bushati ku shefi i diplomacisë turke premtoi hapje shkollash dhe universitetesh turke në Shqipëri.

"Do të kemi mundësinë që të shprehim dëshirën tonë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, sidomos në sektorin e edukimit. Me Shqipërinë si një shtet mik së bashku hedhim hapa përpara. Aktivitetet që dhoma organizon janë shumë të rëndësishme për të ardhur në ndihme për projekteve që janë të nevojshme në Shqipëri, që janë të rëndësishme për rritjen ekonomike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat e Ballkanit"- tha ministri i Jashtëm turk.

Sektori i edukimit ka qenë një nga temat delikate të raporteve mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke. Edi Ramës i është kërkuar të mbyllë të gjitha kolegjet e rrjetit të Fetullah Gylen nga miku i tij Erdogan dhe sërish kryeministri shqiptar vijon të konsiderohet si garanci për bashkëpunimin në sektorin e edukimit. Nuk ndihet se çfarë përmban oferta e ministrit Çavuşoğlu, por kujtojmë që Turqia përmes Agjencisë TIKA ka marrë përsipër restaurimin e shumë xhamive, mes të cilave edhe asaj të Et’hem Beut, ndërsa është financuesja e Xhamisë së Namazgjasë.

Kemi marrëdhënie shumë të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë dhe do të hedhim hapa të rëndësishëm për zhvillimin e projekteve të ndryshme. Kemi krijuar mekanizma të ndryshëm për ekonominë. Kemi besimin së marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të kenë një rritje

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.