Si ndryshon diplomacia greke pas ikjes së Kotzias

Postuar në 18 Tetor, 2018 11:09

Dorëheqja e ministrit të Jashtëm, grek Nikos Kotzias ka trazuar jo pak skenën politike greke në një moment delikat për qeverinë e cila duhet të ratifikojë në parlament marrëveshjen për emrin me Maqedoninë.

Analizat i mëshojnë faktit se largimi i Kotzias do të ketë ndikime në politikën e Jashtme të vendit fqinj. Cnn.gr shkruan se ishte Kotzias ishte ndër ministrat më aktivë të viteve të fundit, duke  ndjekur një politikë aktive, jo vetëm në çështjen e emrit me Maqedoninë , por edhe në çështjen e Qipros, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe ato greko-ruse. Gjithashtu Kotzias thuhet se  kishte një rol udhëheqës në aleancat rajonale me Izraelin dhe Egjiptin, duke  luajtur një rol kyç në formësimin e politikës së jashtme në 3 vitet e drejtimit të Ministrisë së Jashtme.

Marreveshja e Prespes dhe Shqipëria

Patatja e nxehtë është çështja e Maqedonisë. Edhe pse zhvillimet në Maqedoni paraqesin pengesa serioze për Marrëveshjen e Prespës, zbatimi i saj mbetet në tryezë. Zgjedhja e Kryeministrit për  të marrë në dorë Ministrinë e Jashtme tregon synimin e tij për ta çuar në fund këtë çështje.  Greqia do të këmbëngulë për ratifikimin e marrëveshjes, por ndryshe si është deklaruar nga sot vetë Kryeministrit, ka bërë të qartë se dera e NATO-s dhe BE-së do të mbeten të mbyllura për Maqedoninë. Në veçanti me Shqipërinë nuk shihet ndonjë perspektivë e ndryshme, por theksohet se marrëveshja për detin vijon të jetë e ngrirë.

Pikë kthese në çështjen e Qipros

Në të njëjtën kohë zhvillimet priten edhe në frontin e Qipros. Pas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, pritet raund i ri i kontakteve mes Qipros Greqi-së dhe Turqi për të shqyrtuar mundësitë e rifillimit të dialogut. Nikos Kotzias ishte ministri i parë grek që lëvizi nga politika "Qiproja vendos dhe Greqia e mbështet".  Ai luajti një rol në dy Konferencat e fundit ndërkombëtare mbi Qipronsa u akuzua nga disa për bllokimin e bisedimeve të Mont Peleran janar 2017. Kotzias vuri në tryezën e bisedimeve çështjen e garancive dhe të sigurisë.

Marrëdhëniet me SHBA dhe Rusinë

Kathimerini shkruan se në Marrëdhëniet me SHBA nuk  pritet një ndryshim thelbësor, pasi ish-ministri i jashtëm kishte zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë me mjedisin Trump dhe burokracinë në Uashington duke ndjekur një politikë qeveritare që kishte miratimin e Kryeministrit. Në anën tjetër, mund të ketë ndryshime në marrëdhëniet me Rusinë, pasi Kotzias kishte miratuar një agjendë që nuk reflektonte domosdoshmërisht pikëpamjet e kryeministrit, dhe kryesisht të Syrizës, se ministri kishte promovuar janë lidhjet gjithnjë e më të ngushta me Izraelin Përpjekjet për afrim me Moskën  do të jenë më të favorshme për shkak se ballafaqimi me Rusibë kishte marrë karakteristikat personale të ish-ministërit të Jashtëm.

Konflikti me Rusinë pas dëbimit të diplomatëve bëri që Nikos Kotzia të konsiderohet si «persona non grata» për Kremlinin. Vizita e pritshme e Cipras në Moskë pritet të tregojë se në çdrejtim do të lëvizin marrëdhëniet ku me rëndësi janë çështje që lidhen me projekte të gazsjellësve.  Logjikisht, politika e jashtme do të bëhet më statike dhe konservatore se në 3 vitet e fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.