E beson vallë Taulanti se është aq i mirë sa shkruajnë disa media?

Postuar në 18 Tetor, 2018 13:28

Absurdi i një pjese të medias shqiptare, shërbimi i saj si prej skllavi ndaj politikë po thyen çdo kufi. Sot në disa faqe është shërbyer një paçavure që merr në mbrojtje me “logjikë” primati Taulant Ballën e Partisë Socialiste. I cili ka përfituar statusin e politikanit të privilegjuar dhe të njeriut me peshë e që pikërisht për këto arsye po sulmohet.

Shkas për këto sqarime servile është bërë pyetja e qarkulluar këto ditë se përse nuk sulmohet apo është sulmuar në këtë mënyrë Pandeli Majko, apo ta zëmë Musa Ulqini?

Pyetja në fakt nuk është naive, por tendencioze, për shkak se në këtë fshatin me emrin Shqipëri shumëçka dihet dhe përflitet. Për këtë arsye emri i Ballës që sa vjen e fuqziohet si “simbol i PS-së” siç po lexojmë së fundmi, merr vlerën e objektivit jo për shkak të aktivizimit politik, por për shkak të fuqizimit disproporcional që ky person ka përfituar me kalimin e kohës. Këtë fuqizim e mori edhe Saimir Tahiri, edhe ky një beniamin e disa mediave. Por ne e dimë që asnjëri prej të dyve nuk është njeri politik, askush prej të dyve nuk ka as staturën dhe as kapacitetin për të qenë kryetar partie, ndonëse mund ta ëndërrojnë. Nga kjo pikëpamje obezitetit të tyre politik i do dhënë shpjegimi përkatës që në fund të çon te paratë që perceptohen se qëndrojnë nga pas. Ose për fuqinë financiare të enturazhit të tyre.

Ministër i Brendshëm është edhe Fatmir Xhafaj, ai është akuzuar përherë për të vëllanë, por asnjëherë se ka qenë në kontakt me njerëz të trafiqeve, apo se ka qenë dëshmitar në skena të dhunshme.

Nëse duam të kërkojmë dikë me peshë, atëherë le të shohim figurën e Erjon Veliajt. Pak njerëz të politikës, por nuk mban mend kush që Veliaj të jetë akuzuar se ka lidhje me trafikantë, aop se frekuenton mjedise ku qarkullojnë njerëz me problema me rendin publik.

Nga kjo pikëpamje, çdo akuzë që lëshohet në politikë ka qitjen e drejtuar në kontekstin e vet informal të informacionit, sado banale, vulgare dhe e pambështetur. Nuk ka thënë kush p.sh se Anastas Angjeli merret me atë apo atë trafik, por është akuzuar për çështje të financave dhe prokurimet. Shpjegime të këtilla, apologji bajate servilësh organikë si këto që shohim nuk pinë ujë dhe as e mbrojnë z. Balla. I cili e di shumë mirë se origjinën e sulmit duhet ta kërkojë brenda partisë së vet dhe pse e di këtë, ndoshta edhe qesh kur lexon këto menutë “gezetareske” të gjeneruara nga media që të kujtojnë atë hallexhiun që ka gjetur derman për veten te mensat e Karitasit. Në fund të fundit, media që do të hedhë dritë për të vërtetën 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.