Zgjaten hetimet për “kalorësin” Tahiri (dokumenti)

Postuar në 15 Tetor, 2018 11:16

Prokurorët e çështjes Tahiri vendosën zgjatjen edhe me 3 muaj të  hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm.

Dy letërporosi, një e ardhur nga Mali i Zi` dhe Greqia konfirmuan daljen jashtë vendit të ish-ministrit në kohën që makinën ua kishte shitur Habilajve, por burime kanë pohuar se nuk është provuar kontakti me ta. Në dosje është përfshirë si detaj një udhëtim i Tahirit në Greqi dhe më pas kthimi me automjetin Audi A8, me të cilin kishin dalë jashtë vendit vëllezërit Habilaj. Një tjetër letërporosi pritet të vijë edhe nga Italia.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisër në tetor të vitit të kaluar dhe afati përfundonte në 17 Tetor. Saimir Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndevë narkotike dhe shpërdorim detyre. Aktualisht ai po hetohet në gjendje të lirë. Qeveria ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e ish-ministrit të saj në trafik droge, ndonëse 3 drejtues të lartë policie janë në kërkim për favorizim te trafikut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.