Klement Balilin nuk e kapi Ligji, por mund ta kapë Direktiva politike

Postuar në 15 Tetor, 2018 14:19

Në takimin e sotshëm me përfaqësues të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama ndër të tjera tha:

Çdo familje të jetë si në shtëpi të vet në çdo hapësirë publike, kurse të fortëve klubet, parqeve t’iu duken dhe i huaj dhe të maten mirë kur hedhin hapin dhe hapin gojën.

As si gjobëvënës, as si konsumator shampanjash të shtrenjta në mes të bllokut. Nuk dua i dashur drejtor, të na përmendë ambasadorja e re amerikane Klemend Balilin, ashtu si nuk dua të jenë në detyrë drejtorë e shefa, në zona, ku uniforma vihen në diskutim jo vetëm nga të Fortët dhe më falni, as nga makinat e pordhës së tyre, po as nga kundërvajtësit që gërryejnë lumenj, presin pemë, hedhim inerte

Ai ka sjellë në vëmendje një çështje që e vendos Policinë e Shtetit në pozita skandaloze, siç është arratia e Klement Balilit, i cili është një nër ato legjenda urbane për të cilat foli kryeministri në fjalën e tij.

Duhet parë sesi do të zbatohet direktiva direkte e Edi Ramës në këtë rast, por është fakt, se në fjalën e tij, ai ka pranuar gjerësisht të gjitha problemet që i shtrohen sot Policisë, e cila detyrën e vet funksionale, që duhet ta bëjë përditë, e vendos si prioritet sa herë ka ndonjë fjalim kërcënues me natyrë politike. Ka një dallim të amdh mes frymës së aksionit dhe zbatimit të ligjit si normë, përderisa sot kemi një kryeministër që deklarohet se ka vullnet kundër krimit, por nesër mund të vijë dikush që ka të tjera axhenda.

Për këtë arsye problemi themelor i Policisë është zbatimi i ligjit për të patur një Polici ku të besohet, imazhi i së cilës është dëmtuar rëndë, pavarësisht përpjekjes së kryeministrit për t’u kapur të statistikat. Në fund të fundit nëse z. Rama e quan të padenjë goditjen që po i bëhet Policisë, ai vetë pranon se ajo ka shumë probleme, mes të cilave kjo e Klement Balilit është ndër ëm të rëndat dhe për vetë kohëzgjatjen e vet, më implikuesja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.