Lajme për kompleksin e Divjakës ; informacione për negociata për shitjen e "Green Coast" tek "Iberostar"

Postuar në 10 Tetor, 2018 23:08

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se kompania e Behgjet Pacollit, “Mabetex” ka arritur të bindë disa investitorë të huaj për ndërtimin e kompleksit turistik në Divjakë të Lushnjes.

Lajmi për këtë temë ka kohë që qarkullon, vetë kompania në të vërtetë ka bërë përpjekje për të promovuar, por çdo gjë mbeti pezull që nga ai moment, rreth 3 vjet më parë.

“Sputnik” jep disa hollësi që nuk kanë qenë të njohura deri më tani për publikun e gjerë: kompleksi pritet të kushtojë 1.5 miliardë euro dhe do të jetë luksoz dhe me një seri alternimesh natyrore. Ai në vetvete ka një farë rëndësie pasi siç dihet investime të këtyre përmasave në vendin tonë nuk ekzistojnë. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, përtej efektit mjedisor të padiskutueshëm, ajo do ta integronte Shqipërinë në  tregun e turizmit, çka aktualisht nuk ka ndodhur.

Por nga ana tjetër, investimi në fjalë ngjan edhe disi i pabesueshëm njësoj si lajmi i agjencisë ruse. Menjëherë pasi u njoftua projekti për Divjakën, qeveria shqiptare kaloi ligjin e posaçëm për studimin e fizibilitetit dhe negociimin për ndërtimin e portit të Karpenit, që u tha se do konkuronte edhe Roterdamin. Është e vështirë të bindësh kompani të huaja të investojnë në turizëm shifra të tilla ndërkohë që fare pranë parashikohet ndërtimi i një porti mallrash.

Edhe vetë historia e Karpenit është e denjë për një republikë bananesh. Pasi për këtë projekt u përfolën 5 miliardë dollarë, të cilat mesa u mor vesh entuziazmuan vetëm ish-ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi, e cila edhe sot e kësaj dite, sipas disa burimeve është ndër të paktat zyrtare që lobon që ligji për portin, të cilit i ka mbaruar afati i negociimit, të shtyhet apo modifikohet.

Janë dy projekte miliardëshe që flenë në sirtarë për arsye ende të paqarta. Për Divjakën në të vërtetë ka një projekt real, një kompani konkrete që ka përvojën e investimeve të mëdha. Ndërsa për Karpenin kemi vetëm një ligj dhe 5 miliardë dollarë që nuk dihet nga do vinin.

Ndërkohë që agjencia ruse, që raporton nga një vend ku Pacolli ka lidhje të forta biznesi, flet për projektin e Divjakës, në Shqipëri ka disa zhvillime në fushën e turizmit. Kështu grupi spanjoll “Melia” është prezent në Lalëz në bashkëpunim me një kompani shqiptare.

Po kështu, sipas disa informacioneve që nuk konfirmohen zyrtarisht, edhe grupi tjetër i njohur spanjoll, “Iberostar”, ka hyrë në tratativa me “Balfin Group” të Samir Manes për blerjen e “Green Coast” në Palasë.

ResPublica kontaktoi me “Iberostar” por nuk mori asnjë përgjigje për vërtetësinë e këtyre negociatave, ndërkohë që nga komunikimi me “Balfin Group” mori si përgjigje:

Nuk kemi asnjë koment

Duhet thënë se për “Green Coast”, “Balfin Group” në faqen e posaçme online, ka një rubrikë që garanton blerësit për pronësinë dhe certifikatën e pronës. Siguria Ligjore është një zë më vete në faqen online të “Green Coast” dhe aty thuhet se:

Investitor i vetëm i projektit “Green Coast” është Balfin Group, grupi më i madh dhe më i fuqishëm i investimeve, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Rajon. Projekti Green Coast është i pajisur me leje zhvillimore të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave si dhe leje ndertimore për secilën godinë.

Të gjithë klientët të cilët investojnë në blerjen e një prone në resortin “Green Coast”, do të pajisen me çertifikatë pronësie për tokën dhe godinën e ndërtimit. Kjo pronësi e përfituar është e përjetshme dhe e trashëgueshme.

Në Korrik të vitit 2016, “Green Coast Luxury Resort” ka marrë titullin “Investitor strategjik me procedurë të veçantë” si rrjedhojë e vlerës së lartë të investimit, e cila kalon shfirën e 52’000’000 euro

Këto sigurime në fakt lidhen me problemet jo të vogla të pronësisë në këtë zonë të Shqipërisë dhe lajmet e herëpashershme për to, që cenojnë investimin dhe potencialin e shitjes në klientë të veçantë. Në këto kushte mbetet e paqartë natyra e informacioneve për negociatat e mundhme për “Green Coast” mes “Balfin” dhe “Iberostar”, por nëse një gjë e tillë është e vërtetë dhe konkludohet, Mane patjetër që ka shënuar trepikësh.

Comments

Submitted by Kyritsis (not verified) on

Askush qe blen ne Green Coast non do ta gezoje dhe aq me pak akoma ta trashegoje. Ai lloj investimi po u mbetet ne dore dhe tani kerkojne tja ngecin ndonje kompanie te huaj. E kane te kote, çdo gje e bazuar ne toke te vjedhur eshte provizore!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shkaterrojeni edhe Divjaken e virgjer, sepse shteti ka nevoje per para. Pastaj futjuni edhe Bregut poshte, e pasi ta dhisni komplet Shqiperine, merrni valixhet e ikni jashte.

Submitted by Spridonis (not verified) on

Divjaken e kane menderosur vete banoret dhe plazhistat qe hane buke dhe cantat e plastikes i groposin nen rere. Po ta germosh reren e plazhit deri ne tre m thellesi ka plehera te pa imagjinuara. Gjatesia e kesaj zone eshte rreth 5 km qe i duhet nje krehje qe kushton teper.

Po ashtu, deti eshte larguar pothuaj nje km nga vija e meparshme si pasoje e prishjes se drages. Ne te njejten kohe me tonelata plehera hidhen tek ura e Rrogozhines ne lumin Shkumbin qe kur derdhet ne det ky i fundit i nxjerr perseri ne breg. Te besh plazh ne Divjake duhet ta mendsoh mire sepse jo vetem morrat e jokes do te te behen pjese e paketes suaj por edhe morrat e trupit......

Submitted by Uns (not verified) on

Është evidente qe mbeshtetja mediatike per Pacollin e RT-se ka arsyet e veta. Pacolli ka rikonstruktuar Kremlinin qysh ne vitet 90. Nëpërmjet kesaj ai u be me pasuri nder shqiptare fale Kremlinit, duke bere njekohesisht agjenti numer 2 me i rëndësishem i FSB (ish KGB) ne mesin e shqiptarëve. Si minister i jashtëm ai është bere edhe me bekimin e amerikes, fale nje marveshjeje favoresh, por njekohesisht i kontrolluar ne distance nga intelligenca aleate. Respublika si portal është i financuar nga Rusia ( si pjese e strategjise se luftes hibride).
E keni te kote me shqiptaret. NUK E DUAM SLLAVIN. Pike!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.