Dorëheqje e papritur e ambasadores së SHBA në OKB

Postuar në 09 Tetor, 2018 16:52

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

Menjëherë pas lajmit të dorëheqjes së Haley-t, e cila është konsideruar si një nga anëtarët më të moderuar të qeverisë aktuale dhe duke qenë se ende nuk janë sqaruar shkaqet, Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter njoftoi një takim me ish-ambasadoren në Zyrën Ovale. Në një konferencë për shtyp pas takimit ajo tha se vendimi ishte personal dhe ndjente se e kishte përmbushur misionin e saj në OKB.

Haley vlerësoi politikën e jashtme të presidentit Trump dhe tha se Shtetet e Bashkuara tashmë janë shumë herë më të respektuara në shkallë globale. Në media është përfolur se ajo është pjesë e grupit kundërshtar të presidentit brenda administratës.

Dorëheqja e Haley-t, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut ka ngjallur habi edhe në vetë radhët e qeverisë.  Haley kishte marrë detyrën në janar 2017, dhe emërimi ishte bërë me konsensus dypartiak në Senat, me 96 senatorë që votuan "pro" dhe 4 "kundër".

Deri më tani, arsyet për dorëheqjen nuk janë njohur, por sipas mediave kërkesa i është dërguat Trump javën e kaluar. Nikki Haley është konsideruar si një nga anëtarët më të shquar të qeverisjes Trump, duke vepruar si një instrument i një administrate që nuk është gjithmonë  e qartë në politikën e jashtme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.